Botë

Kosovë: 7 të vdekur 71 të infektuar

13.09.2020 18:35

Numri i të vdekurve nga virusi korona në Kosovë brenda 24 orësh vazhdon të jetë i lartë...

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se shtatë persona e kanë humbur jetën nga kovid 19 ndërsa janë regjistruar edhe 71 raste të reja, nga testimi i 612 personave.
 
Numri i përgjithshëm i të vdekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 596.
 
Gjatë 24 orë janë shëruar edhe 163 pacientë, duke e çuar në 11,435 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, nga gjithsejt 14,637 raste me COVID-19. Raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2,606.