Botë

Kosovë: Nesër fillon viti i ri shkollorë

13.09.2020 19:00

Në Kosovë nesër fillon viti i ri shkollor. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj...

Në Kosovë nesër fillon viti i ri shkollor. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai ka pohuar se MASH ka ndarë mbi gjysmë milioni maska në shkollat e Kosovës, ndërsa ora e parë e Mësimit do ti kushtohet pandemisë.

Ndërsa minsitri i shëndetësisë Armend Zemaj ka dekalruar se do të insistojnë maksimalisht në respektimin e protokoleve shëndetësore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve dhe qytetarëve në përgjithsi.