Futboll

Olympique Marseille regjistron fitoren e 9-të me radhë

03.11.2014 10:10

Olympique Marseille ka arritur të shënojë fitoren e nëntë të stinorit mbrëmë, duke e mposhtur Lensin në Velodrome, 2-1...

Mesfushori i krahut të djathtë, Florian Thauvin, ka shënuar golin e fitores për ekipin e udhëhequr nga trajneri kontravers, Marcelo Bielsa, pas një asistimi nga golashënuesi më i mirë i skuadrës, Andre Pierre Gignac.

Fitorja e marsejezëve pra erdh në pjesë të dytë, pasi që skuadrat kishin përmbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë, 1-1.

Epërsinë vendasve ia kishte sjellë Nikolas N’Koulou, derisa sulmuesi belg i Lensit, Baptiste Guillaume, kishte barazuar.

Me këtë fitore, Olympique Marseille rikthen diferencën 4 pikëshe ndaj përcjellësit kryesor në tabelë, Paris St Germain. 15 minutat e fundit, marsejezët i duruan me një lojtar më pak në fushë, pasi që pas dy të verdhave u përjashtua Alaixys Romao.

Shpëtimin e tre pikëve, ekipit të Bielsas ia solli kapiteni, Steve Mandanda, që u tregua edhe njëherë kur ekipi kishte nevojë për  ruajtje rezultati.

Me 4 pikë plus karshi rivalit të përbetuar, Paris St Germain, Olympique Marseille do të udhëtojë më rehat në Parc des Princes të dielën e ardhshme, kur edhe luhet Le Classique i Francës.