Botë

Në ShBA rritet numri i formacioneve paraushtarake të cilat e mbështesin Trampin

13.09.2020 20:03

Në ShBA rritet numri i formacioneve paraushtarake të cilat e mbështesin presidentin Donald Tramp...

Në ShBA rritet numri i formacioneve paraushtarake të cilat e mbështesin presidentin Donald Tramp dhe e përbuzin lëvizjen “Jeta e personave me ngjyrë është e rëndësishme”.

Ekspertët paralajmërojnë në veprimin e tyre në mes të trazirave dhe protestave në vend, duke druajtur nga eskalimi i mëtutjeshëm i situatës, shkruan Dojçe vele, Vitin e kaluar në SHBA kishte 181 formacione të tilla paraushtarake, ndërsa sot numri i tyre është rritur dukshëm.

Anëtarët e këtyre milicive civile i ndajnë qëndrimet e Trampit, hedhjen poshtë të mediumeve tradicionale dhe prirjen ndaj armëve.

Sociologët dhe historianët paralajmërojnë në veprimin e tyre, veçanërisht në kontekst të trazirave dhe protestave në vend, në të cilat ata përleshen me demonstruesit, duke nxitur agresion./mia