Maqedoni

Kuvend, përbërja e komisioneve në seancë plenare

14.09.2020 10:29

Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën në rend dite të së cilës do të jetë zgjedhja e përbërjes...

Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën në rend dite të së cilës do të jetë zgjedhja e përbërjes së trupave të punës në Kuvend. 
 
Përbërja e trupave të punës paraprakisht  kaloi edhe në seancë të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në të cilën ishte potencuar se është arritur konsensus midis grupeve të deputetëve në Kuvend. Në rend dite të kësaj seance është edhe verifikimi i mandatit të deputetit në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska. Sipas Xhaferit, në këtë seancë nuk ka mundësi për pika tjera në rend dite sepse materialet paraprakisht duhet të kalojnë në komisionet e caktuara përkatëse.