Maqedoni
Rikthehen ofendimet në bazë etnike, Komitët sërisht me thirrje kundër shqiptarëve
14.09.2020 10:56
Në Qendër të Shkupit dje, para ndeshjes në mes Vardarit dhe Shkupit...

Në Qendër të Shkupit dje, para ndeshjes në mes Vardarit dhe Shkupit, sërish janë dëgjuar thirrjet e njohura kundër shqpitarëve.
Tifozët e grupit Komitët, të njohur për thirrjet e tyre skandaloze, brohoret thirrjen raciste tashmë të njohur ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve. Edhe pse funksionarë të ndryshëm tashmë i kanë dënuar këto thirrje, ende nuk dihet nëse kësaj here institucionet do të veprojnë , pasi nuk është hera e parë që këngë të tilla që kërkojnë vdekjen e shqiptarëve, të këndohen nga Komitët.
