Botë
Nis viti i ri shkollor në Shqipëri, nxënësit me maska dhe distancë
14.09.2020 11:55
Edhe në Shqipëri filloi sot viti i ri shkollor...

Atje në 24 orët e fundit u regjistruan 4 viktima dhe 168 raste pozitive. Por autoritetet sigurojnë se fëmijët në shkolla do të jenë të sigurt. Megjithatë, në shumë shkolla, mungesa e organizimit ka shkaktuar grumbullime prindërish e nxënësish duke mos pasur kështu asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë. Megjithatë, ministria e Arsimit thotë se ka gati një plan me 3 mundësi për këtë vit, që lidhet ngushtë me shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, me anë të një lajmërimi për mediat, u shpreh se është hartuar një formular për prindërit, ku ata do të japin përgjigje në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.
