Maqedoni

Zjarr në deponinë tek “Boris Trajkovski”, në terren nëntë zjarrfikës me tre automjete

14.09.2020 13:25

Po digjet deponia në afërsi të sallës “Boris Trajkovski” në komunën e karposhti...

Në terren janë dërguar ekipet nga Njësia territoriale kundërzjarreve të Qytetit të Shkupit, por pritet mekanizëm nga komuna dhe nga Qyteti i Shkupit që të pastrohen mbeturinat.

Bëhet fjalë për mbetje ndërtimore dhe mbeturina. Zjarri është paraqitur në ora 08:10 minuta, ndërsa në terren janë nëntë zjarrfikës me tre automjete.

“Presim mekanizëm nga komuna e Karposhit dhe nga Qyteti i Shkupit që të pastrohet deponia, sepse kështu vështirë që do të shuhet zjarri”, deklaroi për MIA-n komandanti i Brigadës territoriale kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simovski./mia