Maqedoni

Për tre ditë 22 aksidente në zonën e Shkupit

03.11.2014 11:31

Gjatë tre ditëve të fundit në zonën e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 22 aksidente komunikacioni...

Të premten më 31 tetor, është kryer ekspertizë në gjithsej 12 aksidente komunikacioni. Prej tyre, tre janë me pasojë dëme materiale dhe tetë me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona, prej të cilëve katër shoferë të automjetve motorike, një bashkudhëtar, dy këmbësorë, një biçikletist dhe një motoçiklist.
 
Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndim të rëndë trupor në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.
 
Sipas evidencës së policisë së komunikacionit, kanë ndodhur edhe gjashtë aksidente me dëme të vogla materiale në të cilat është plotësuar Raporti Evropian për aksident që kanë ndodhur në komunikacion.
 
Të shtunën më1 nëntor, është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente komunikacioni, prej tyre katër janë me pasojë dëme materiale dhe tre me pasojë lëndime trupore në të cilat më lehtë janë lënduar dy shoferë të automjetit dhe një këmbësor.
 
Sipas evidencës së policisë së komunikacionit, kanë ndodhur edhe dy aksidente me dëme të vogla materiale në të cilat është plotësuar Raporti Evropian për aksidente të ndodhura komunikacioni.
 
Të dielën më 2 nëntor, është kryer ekspertizë në gjithsej tre aksidente komunikacioni dhe të njëjtat janë me pasojë dëme materiale.
 
Sipas evidencës së policisë së komunikacionit, kanë ndodhur edhe tre aksidente komunikacioni me dëme të vogla materiale në të cilat është përmbushur Raporti evropian për aksident të ndodhura komunikacioni.
 
Gjatë fundjavës nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 34 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtat janë përjashtuar nga komunikacioni, dy shoferë nuk i kanë dhënë përparësi në kalimin e këmbësorëve në vendet e shënuara për këmbësorë, nëntë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit  të komunikacionit në udhëkryqe, 40 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimi, apo, megjithatë e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë venkalimit të shënuar për këmbësorë, megjithatë në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë..
 
Me ndihmën e automjetet special "kaçubet" nga ana e policisë së komunikacionit gjatë këtyre tre ditëve janë larguar 67 automjete të cilët e kanë penguar qarkullimin normal të komunikacionit.
 
Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup në suaza të aksionit "T'i mbromë fëmijët në komunikacion" do të mbajë punëtori edukative në shkollën fillore "Vojdan Çernodrinski" i cili gjendet në territorin e komunës së Karposhit.
 
Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me ç'ka pritet komunikacioni të zhvillohet pa pengesa dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.