Maqedoni

Zëvendësministrat e rinj, Zaev: Gati propozimet, bëj intervistimet e fundit

14.09.2020 14:00

Kryeministri, Zoran Zaev, është i gatshëm të dorëzojë në Kuvend emrat e kandidatëve...

Kryeministri, Zoran Zaev, është i gatshëm të dorëzojë në Kuvend emrat e kandidatëve për zëvendësministra nesër ose pasnesër, më saktë sapo Kuvendi të ketë numrat për votim.
 
Por megjithëse deklaron se lista është gati, i pyetur se kush do të jenë emrat që do të propozojë, Zaev tha se  vërtetë partitë kanë dorëzuar emra por ai ende po interviston kandidatët.
 
“Procedura për verifikimin e emrave të tyre vazhdon dhe jemi nga fundi. Parlamenti i formoi trupat punues, komisionet janë zgjedhur që të mundet më tej të dimensionohen seancat. E dini se kishim një deputet që për arsye shëndetësore nuk ishte prezent. Ai tashmë është kthyer në punë dhe kemi një deputet, mandati i të cilit duhet të verifikohen. Unë jam i gatshëm, nesër ose pasnesër, edhe pse do të jem në rrugë, gjithçka është e gatshme që të mund t’i dorëzojë propozimet në Kuvend,  kurse Kuvendi me siguri pas datës 20 do t’i vendosë në rend dite që të kenë mundësi deputetët të lexojnë biografitë...Nuk mund t’i them emrat sepse akoma nuk i kam vërtetuar deri në fund me partnerët. Disa nga partitë i kanë dhënë emrat e tyre por unë si mandatar nuk jam deri në fund i përgatitur sepse akoma bëj intervista me kandidatët.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.