Botë

Kina konfirmoi se ka arrestuar 12 qytetarë të Hong Kongut

14.09.2020 15:13

Autoritetet kineze sot konfirmuan se kanë arrestuar 12 qytetarë të Hong Kongut gjoja për përpjekjen ilegal...

Autoritetet kineze sot konfirmuan  se kanë arrestuar 12 qytetarë të Hong Kongut gjoja për përpjekjen ilegale të kalimit në Tajvan muajin e kaluar.

Ata përpjekjet i kanë bërë  nëpërmjet detit, në barka, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës e karakterizon atë grup si separatistë.

Janë arrestuar 12 persona të moshës mes 16 dhe 33 vjet dhe janë mbajtur në arrest penal të detyruar, në pajtim me ligjet kineze për kalim ilegal të kufirit, publikoi Zyra për siguri në Shenzhen në Kinën jugore, duke shtuar se grupi është arrestuar më 23 gusht.

Muajin e kaluar, autoritetet konfirmuan arrestimin e 12 personave të dyshuar për lidhshmëri  me protestat antiqeveritare nga viti i kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze për Punë të Jashtme në Tuiter dje publikoi  se të arrestuarit  nuk janë aktivistë demokratik, por persona të cilët kanë bërë përpjekje  për ta ndarë Hong Kongun nga Kina, që sipas ligjit për siguri të Hong Kongut konsiderohet si joligjor dhe  përpjekje për shkëputje, shkatërrim, terrirozëm dhe dakordim me forca të huaja./mia