Maqedoni
Eko-aktivistët: Politikanët e harrojnë ndotjen e ajrit pas zgjedhjeve
14.09.2020 15:54
Cilësia e ajrit nuk është në një nivel të lakmueshëm...

Cilësia e ajrit nuk është në një nivel të lakmueshëm. Pluhur nga vendet e ndërtimit, automjete të bllokuara nëpër rrugë që nxjerrin tym duke helmuar qytetarët. E megjithatë autoritetet nuk ndërmarrin asgjë, madje për ajrin nuk flitet nëse nuk vjen dimri dhe ndotja bëhet e dukshme.
Ekologut, Dushko Hristov, thotë se sa më parë duhet ndezur alarmi për ndotjen e ajrit si pasojë e grimcave PM10. Sidomos në këtë periudhë pandemie, teksa afron edhe vjeshta me gripin sezonal. Ai akuzon kolegët ekologë se kanë rënë në gjumë, kurse për politikanët thonë se për ekologjinë kujtohen vetëm gjatë fushatave parazgjedhore.
“Zgjidhja e një problemi do të thotë shpërndarje e burimeve financiare. Ju do të shihni se në programet e tyre, në Ministrinë e Mjedisit shumë pak para ndahen për këtë problem. Vitit e kaluar gjërat kanë lëvizur nga një pikë e vdekur, por kjo nuk mjafton. Interesi i biznesit i disa elitave politike është në vendin e parë.”,- deklaroi ekologu, Dushko Hristov.
Edhe Arijanit Xhaferi nga “Eco Guerrilla” ndan mendimin se politikanët flasin për problemet por nuk marrin asnjë masë.
“Ne u bëjmë presion autoriteteve, politikanëve për të ndryshuar disa zakone, disa gjëra, disa dispozita ligjore... Ekspertiza jonë është që të bëjmë shtypje politike, sepse deri tani kemi arritur të ndryshojmë disa gjëra.”,- u shpreh Arianit Xhaferi nga “Eco Guerrilla”.
Agjencitë europiane për mjedisin tregojnë se ndotja e ajrit mbetet kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin. Sipas të dhënave, në RMV çdo vit vdesin rreth 2400 njerëz për shkak të mjedisit të ndotur.
SEDAT SELIMI
