Hamilton vazhdon dominimin e tij, fitore e pestë ne seri
Lewis Hamilton ka shkëlqyer mbi pistën e Austin. Piloti i Mercedesit, arriti të fitojë në cirkuitin e Teksasit...

Lewis Hamilton ka shkëlqyer mbi pistën e Austin. Piloti i Mercedesit, arriti të fitojë në cirkuitin e Teksasit, sipas mënyrës së tij, plot thriller dhe me një parakalim duke i treguar Nico Rosbergut se kush është lideri i botërorit.
Një sukses i rëndë për britanikun, që hedh një hap të madh drejt titullit botëror kur jemi në dy garat e fundit të Botërorit.
Diferenca mes dy pilotëve të Mercedes tashmë është vetëm 24 pikë, po aq sa ishte dhe xhiro në të cilën Hamilton e parakaloi Rosberg, pas një dueli drithërues ku shfaqi gjithë madhështinë e tij.
Por, nëse në krye beteja ishte mes dy pilotëve të Mercedesit, pas tyre ai që bëri një mini mrekulli, ishte Ricciardo që e mbylli garën në vendin e tretë duke fituar madje dy vende nga starti.
I katërti u rendit braziliani Felippe Massa, ndërsa Valtery Bottas e mbylli në vendin e pestë, dhe pse u nis I treti në fillim. Fernando Alonso nuk arriti të përmirësojë shumë pozicionin e tij, teksa e mbylli në vendin e gjashtë i ndjekur nga Vettel e Magnusen.
Sa i përket fituesit të Çmimit të Madh të Amerikës, për Hamilton ky ishte suksesi i pestë radhazi dhe i 32-ti në karrierë duke barazuar kështu një tjetër kampion bote, për numër garash të fituara, Fernando Alonso.
Dy ndalesat e fundit të Botërorit do të jenë tashmë në Abu Dabi dhe Brazili, ku me shumë gjasa, britaniku do të arrijë të kurorëzohet kampion bote, pasi deri me tani, ai ka fituar 316 pike, 24 me shume se kolegu i tij Rosberg.
