Maqedoni

Shkatërrimi i aparaturave të përgjimeve, Dorevska: Grujevski insistoi të formohet komisioni

14.09.2020 16:58

Ka vazhduar gjykimi për rastin “Target - Fortesa”, me dëshmitë e Radhës...

Dëshmitarja Vesna Dorevska, nga sektori juridik në MPB, dëshmoi rreth kontaktit të saj me Goran Grujevskin në mars të 2015. Sipas saj, Grujevski i është lajmëruar për ta pyetur se përse ende nuk është formuar komisioni për të bërë inventarin dhe më pas shkatërrimin e aparaturës në DBK. Por nga shërbimi juridik kanë kontrolluar dhe kanë vërtetuar se nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë deri në atë moment. 
 
Më pas ajo ka marrë pushimin vjetor pas kësaj, e kur është kthyer ka mësuar se kërkesa për formimin e komisionit, ka mbërritur në sektorin juridik. Por tha se kërkesat e tilla nuk janë në kompetencë të tyre dhe komisioni është ngritur në bazë të udhëzimeve të Ministres të Brendshme, e sipas të punësuarve në shërbimin juridik, Goran Grujevski, ju ka thënë personalisht se ministrja pret vendimin për komisionin.
 
Ndërkohë Zoran Stoillkovski, inxhinieri për mbështetje të sistemit Erikson, dëshmoi se pas çdo intervenim në sistemin për ndjekje të komunikimeve në DBK, përgatisnin raporte por pa dhënë hollësi për përmbajtjen, për shkak të sekretit. Ai megjithatë sqaroi se nuk ka pasur qasje të drejtpërdrejtë në atë sistem, por vetëm kanë mbështetur teknikisht të njëjtin. Sqaroi se gjithnjë  janë pritur nga një i punësuar i MBP-së dhe pas çdo intervenimi teknik  në sistem, MPB ka ndryshuar fjalëkalimet.