Maqedoni

Kuvendi formoi trupat punues, debat i nxehtë mes pushtetit dhe opozitës

14.09.2020 18:11

Kuvendi miratoi propozim-vendim për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve...

Kuvendi miratoi propozim-vendim për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit republikan. Trupat punues u zgjodhën me 98 vota për dhe katër abstenime.
 
Vendimit i parapriu debat i nxitur nga opozita e kryesuar nga VMRO DPMNE rreth nevojës për miratimin e një vendimi të posaçëm, mbi të cilin do të bazohej çdo propozim për përbërjen e komisioneve përkatëse. 
 
“Çdo përbërje parlamentare është “sui generis” prandaj për çdo përbërje  parlamentare duhet vendim i posaçëm në cilën do të bazohen propozimet e Komisionit për përbërjen e komisioneve posaçërisht për njerëzit e parë të komisioneve dhe zëvendësit e tyre.”,- tha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Dafkova Siljanovska.
 
Mirëpo koordinatori i grupit parlamentar të  shumicës konsideron se përendësvendimi është i bazuar në vendimin e vitit 2017 dhe kështu kanë rënë dakord koordinatorët e grupeve parlamentare.
 
“Kemi vendim ekzistues dhe ai vlen derisa nuk marrim vendim të ri. Ne në vendimin për formim të komisioneve thirremi në vendimin e vitit 2017. Pasi si koordinator kemi rënë dakord se duhet të vazhdojmë me punë me këto komisione kështu siç janë formuar.”,- theksoi Jovan Mitrevski nga LSDM.
 
Konform vendimit BDI do të kryesojë me Komisionin për çështje kushtetuese, Komisionin për Çështje Evropiane dhe atë të shëndetësisë. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të kryesojnë Komisionin Anketues dhe Komisionin për punë dhe politikë sociale.
 
Koalicioni LSDM-BESA do të kryesojnë me Komisionin juridiko-ligjvënës, Komisionin për mbrojtje, atë për Sistem politik, Komisionin për çështje ekonomike, atë për arsim, Komisionin për Kulturë dhe atë për çështje të mandatit dhe imunitetit.
 
Koalicioni i kryesuar nga VMRO DPMNE do të kryesojë me Komisionin për punë të jashtme, Komisionin për mbikëqyrje mbi përgjimet dhe agjencitë për zbulim, Komisionin për bujqësi, transport, pushtet lokal dhe mundësi të barabarta mes burrave dhe grave.
 
Në seancë u verifikua edhe mandati i deputetes së re nga radhët e LSDM-së Emilija Rambabova.
 
SHPËTIM NUREDINI