Botë

Covid-19, rekord infektimesh të reja në botë

14.09.2020 19:10

Rekord ditor të rasteve të reja me koronavirus në të gjithë botën...

Organizata botërore e shëndetësisë ka regjistruar 307.930 persona të prekur në 24 orët e fundit, apo 1.000 raste më shumë në krahasim me një javë më parë.

5.500 vdekje janë regjistruar vetëm gjatë ditës së sotme, me çka numri i total i viktimave ka arritur në 917.417 persona. Rritja më e madhe e infektimeve është raportuar në Indi me 5.884 raste të reja.

SHBA vazhdon të kryesojë në krye të listës me 3.614 raste të reja, teksa   Rusia ka regjistruar 5,509 raste reja. Irani ka regjistruar 2.619 raste të reja.

Izraeli ka rikthyer  karantinën kombëtare, duke u bërë kështu vendi i parë në botë që e ndërmerr sërish këtë masë për shkak të shifrave të larta ditore të infektimit që janë rreth 4 mijë.

Edhe shtetet evropiane janë duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve në baza ditore. Pas një mbyllje gjashtëmujore, më e gjata në Evropë, Italia rihapi shumicën e shkollave të saj, por shtatë rajone kanë vendosur të shtyjnë fillimin e mësimit për një javë tjetër.

Edhe rajoni vazhdon të shënojë  shifra të larta. Bosnja dhe Hercegovina ka regjistruar 170 raste të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se numri i viktimave pritet të shtohet në vjeshtë për shkak të shtimit aktual të ritmeve të infektimit.

Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 29.185.779 raste pozitive, e 928.287 njerëz kanë humbur jetën. Gjithsej 21.031.016 persona janë shëruar në të gjithë globin.

BELINDA KOKA ADEMI