Botë

Papa Françesku nën mbikëqyrje për shkak të Kovid19, ka pasur takim me kardinal të infektuar

14.09.2020 20:00

Papa Françesku është vendosur nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore mbi infeksionin...

Papa Françesku është vendosur nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore mbi infeksionin e dyshuar të koronavirusit pas takimit që kishte me kardinalin filipinas, Luis Antonio Tagle i cili më vonë u konfirmua se ishte pozitiv me Kovid-19.

Kardinali filipinas Tagle, 63 vjeç, më 29 gusht kishte audiencë private me Papa Françeskun. Pas kthimit të tij në Manila më 10 shtator, kardinali filipinas u testua për koronavirus, transmeton “Gardian”.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pjetro Parolin, deklaroi për ANSA se shëndeti i Papës ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe se situata aktuale nuk ishte shqetësuese, por se ata ishin akoma të kujdesshëm.

Papa flet me të gjithë vizitorët e tij në pallatin Apostolik pa maskë mbrojtëse. Javën e kaluar, megjithatë, ai për herë të parë u vërejt që mbante maskë që nga fillimi i pandemisë.

Papa shmang praktikën e tij të zakonshme të shtrëngimit te duarve dhe përqafimit të foshnjave dhe përdor dezinfektues për duar. Ai u testua gjithashtu në mars për koronavirus, kur u zbulua se kryepeshkopi i cili jetonte në të njëjtën rezidencë ishte infektuar me Kovid-19./mia