Botë

Në një zjarr në Tanzani kanë pësuar 10 nxënës, shtatë të tjerë janë lënduar

14.09.2020 22:01

Të paktën dhjetë nxënës humbën jetën në një zjarr i cili e ka kapluar një dhomë gjumi...

Të paktën dhjetë nxënës humbën jetën në një zjarr i cili e ka kapluar një dhomë gjumi në një shkollë fillore në  veri të Tanzanisë, deklaroi një përfaqësues i lartë i Qeverisë. Edhe shtatë fëmijë të tjerë kanë pësuan djegie.

“Në këtë shtëpi të studentëve janë vendosur 74 nxënës, ndërsa kur është djegur nxënësit kishin filluar të iknin, por për shkak të fuqisë së zjarrit disa nuk arritën që të shpëtonin me kohë”, deklaroi komisari rajonal i Kagerit, Marko Gaguti.

Policia, zjarrfikësit dhe përfaqësuesit e tjerë të Qeverisë menjëherë kishin filluar hetim për shkakun e zjarrit, i cili tani për tani mbetet i panjohur, deklaroi Gaguti në një bisedë telefonike për mediat britanike./mia