Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën Covid-19

15.09.2020 10:02

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ditën e hënë në një deklaratë për shtyp...

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ditën e hënë në një deklaratë për shtyp ka lajmëruar se është miratuar përdorimi i një vaksinë kundër Covid-19 për punonjësit shëndetësorë.
 
Aktualisht vaksina është në fazën e tretë të testimit.
 
Ministri i Shëndetësisë Abdulrahman Al-Owais  tha se vaksina do të jetë në dispozicion për heronjë e linjës së parë të mbrojtjes, të cilët janë më të rrezikuar ndaj koronavirusit  pasi janë më të ekspozuar për shkak të punës së tyre.
 
Ai shtoi se përdorimi  i vaksinës është plotësisht në përputhje me rregulloret dhe ligjet.
 
“Ky përdorim emergjent i vaksinës është plotësisht në përputhje me rregulloret dhe ligjet që lejojnë një rishikim më të shpejtë të procedurave të licencimit”- thotë Abdulrahman Al-Owais
 
Kjo vaksinë është një ndër 26 vaksinat të cilat kanë arritur në fazën e provës te njerëzit.
 
Dr. Nawal Al-Kaabi, kreu i Komitetit Klinik Kombëtar për Koronavirusin, tha se  31,000 vullnetarë, që përfaqësonin 125 kombësi, kanë marrë pjesë në provat klinike.
 
Që prej fillimit të pandemisë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar mbi 80,000 raste të infektuarish nga Covid-19 dhe 399 viktima.