Maqedoni
Sfidat e Ballkanit Perendimor, Zaev në konferencën “Ekonomist” në Greqi
15.09.2020 10:45
Kryeministri Zoran Zaev prej sot fillon vizitës dyditëshe të punës në Greqi...
Kryeministri Zoran Zaev prej sot fillon vizitës dyditëshe të punës në Greqi, ku nesër do të marrë pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës “Ekonomist” kushtuar Ballkanit Perëndimor.
Ai do të ketë drekë pune me kolegun e tij grek, Kiriakos Micotakis dhe do të realizojë takim edhe me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu. Perspektiva evropiane, si dhe temat që dalin nga Marrëveshja e Prespës, përkatësisht komisionet dhe të ngjashme, do të jenë pjesë e çështjeve për të cilat di të bisedojnë dy kryeministrat. Zgjerimi i BE-së dhe hapat e ardhshëm, së bashku me reformat që duhet të zbatohen, si dhe tregtia dhe investimet, do të jenë temat për të cilat nesër do të diskutojnë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, në panel diskutimin kushtuar Ballkanit Perëndimor në kuadër të konferencës Ekonomist, ndërkaq për perspektivën politike do të flasin ish-ministrat e jashtëm grekë, Dora Bakojani dhe Jorgos Katrugallos, të cilët tani janë deputetë nga Demokracia e Re, dhe SYRIZA.
Zaev shoqërohet nga zëvendëskryeministrat për çështje ekonomike dhe për koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Kryeministri, në margjina të konferencës do të ketë edhe disa takime me biznesmenë dhe përfaqësues të komunitetit afarist grek, ndërkaq Bytyqi dhe Dimitrov do të takohen me kolegë të tyre nga Qeveria e Greqisë, kurse Osmani do të realizojë takim pune me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias.
