Maqedoni

Ndikimi rus, Riker: Asnjë vend nuk është i sigurt

15.09.2020 11:14

Ish ambasadori i SHBA-së në Maqedoni të Veriut, tani përgjegjës për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin e Shtetit, Filip Riker...

Ish ambasadori i SHBA-së në Maqedoni të Veriut, tani përgjegjës për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin e Shtetit, Filip Riker, paralajmëroi se ndikimi negativ rus mbetet rrezik për të gjithë, përfshirë edhe dhe për vendet anëtare të NATO-s.
 
Siç njofron korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, Riker paralajmëroi se asnjë vend nuk është plotësisht i sigurt.
 
“Ndikimi i dëmshëm rus mbetet i pranishëm gjithandej dhe sfidë për vendet anëtare të NATO-s, si dhe ato joanëtare, dhe ne e shohim atë në SHBA, ku ata vazhdojnë të përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet tona përmes aktiviteteve tjera të dëmshme, ky ishte rasti edhe me Maqedoninë e Veriut”, tha Filip Riker për MIA-n.
 
Ish-ambasadori mirëpriti rezistencën e demokracisë së Maqedonisë së Veriut përballë sfidës ruse, veçanërisht duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të fundit. 
 
“Procesi ishte rezistues dhe në atë drejtim mendoj se zgjedhjet ishin sinjal pozitiv që demokracia në vend mbetet gjallë, zgjedhjet ishin të lira, të drejta dhe të zhvilluara mirë dhe treguan dëshirën për të vazhduar atë që është arritur, që do të thotë të bëhesh anëtari i 30-të i NATO-s pavarësisht sfidës me Kovid-19”, tha Riker.
 
Anëtarësimi i Maqedonisë të Veriut në Aleancë është me rëndësisë të madhe për NATO-n, si dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, shtoi Riker, dhe një herë bëri thirrje për kujdes në lidhje me Rusinë.
 
“Ne kemi parë që konfliktet afatgjata, si ai mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të zgjidhen përmes diplomacisë pragmatike”, shtoi ish-ambasadori amerikan.