Botë
Covid-19, OBSH: Nuk do të jetë kriza e fundit pandemike
15.09.2020 11:45
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebreyesus deklaroi se COVID-19...

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebreyesus deklaroi se COVID-19 është një shenjë paralajmëruese e emergjencave globale të shëndetit në të ardhmen si dhe bëri thirrje për investime politike dhe financiare për të parandaluar pandemitë.
“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit dhe as urgjenca e fundit globale shëndetësore. Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca e ardhshme shëndetësore, por e dimë që do të vijë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, theksoi ai në nisjen e raportit të Bordit të Monitorimit të Përgatitjes Globale për vitin 2020. “Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca tjetër shëndetësore, por ne e dimë që do të vijë. Dhe ne duhet patjetër të jemi të përgatitur”, shtoi ai.
Komentet e shefit të OBSH-së vijnë ndërkohë që numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 29 milionë, me 924 953 vdekje dhe pothuajse 19,7 milionë të shëruar.OBSH po ashtu raportoi një rritje rekord njëditore të infeksione, me rreth 308 mijë raste të reja të virusit korona.
