Basketboll

Carmelo Anthony kalon kuotën e 20 mijë pikëve

03.11.2014 12:36

Mbrëmje magjike për Carmelo Anthony-in në Madison Square Garden të New York-ut...

Ylli i Knick-save realizoi 28 pikë në fitoren e skuadrës së tij me shifrat 96-93 përballë Charlotte Hornets dhe tashmë e sheh veten mes 40 basketbollistëve që kanë bërë historinë duke kaluar kuotën e 20 mijë pikëve në karrierë.
 
Pas Cleveland Cavaliers skuadra e drejtuar nga trajneri Derek Fisher mposhti edhe Charlotte Hornets dhe për këtë përvec Carmelos një meritë të madhe e ka edhe Amare Stoudemire, i cili shtoi 17 pikë të tjera ndërkohë që koleksionoi edhe 10 rebound. 
 
Në sfidat e tjera Miami Heat regjistroi një fitore me shumë vlera pasi mposhti në Florida me rezultatin 107-102 Toronto Raptors.
 
Për të mposhtur Miami-n kanadezëve nuk u bënë shumë punë as 30 pikët e realizuara nga DeMar DeRozan. Një super Golden State arriti fitoren e tretë sezonale në NBA. Ëarriors kaluan në transfertë me shifrat 95-90 Portland Trail Blazzers.