Botë
Tensionet në Mesdhe, ShBA ndërhyn për zbutjen e situatës
15.09.2020 14:31
Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Mike Pompeu...

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Mike Pompeu, rreth situatës në Mesdheun Lindor dhe republikës turke me Qipron Veriore.
Kryediplomati amerikan ishte këtë fundjavë në Qipron greke, pak pasi SHBA-të vendosën të heqin embargon e armëve ndaj këtij vendi. Turqia u acarua nga të dyja këto lëvizje. Sipas Ankarasë, Pompeo duhet të kishte vizituar edhe Qipron Veriore, ndërsa heqja e embargos, vetëm sa i shton tensionet ne rajon.
Edhe pse largimi i anijes kërkimore turke Oruc Reis u interpretua si shenjë e uljes së tensioneve dhe sinjal që palët mund të ulen në tryezën e negociatave, Turqia deklaroi shumë shpejt se tërheqja ishte bërë për arsye riparimi e furnizimi. Përpara hapjes së çdo bisedimi, Athina kishte kërkuar largimin e anijeve turke nga ujërat e diskutueshme, duke thënë se prania e tyre po shkakton tensione dhe “përqendrimin e një numri të madh forcash ushtarake në zonë”.
