Maqedoni

Pastrimi i gjyqësorit, Mariçiq: Duhet të ketë përgjegjësi

15.09.2020 15:33

Pastrimi i gjyqësorit ishte një ndër premtimet e qeverisë....

Ministria e Drejtësisë po realizohen konsultime intensive me institucionet e në 100-ditëshin e parë, do të ketë model të definuar se si do të zbatohet ky premtim. Ministri i resorit, Bojan Mariçiq, sqaron se edhe vetë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, janë të interesuar të tregojnë rezultate pozitive. Premtoi përforcim të kapaciteteve të prokurorisë dhe gjyqësorit, me qëllim të luftës më efikase kundër krimit dhe korrupsionit. Paralajmëroi monitorimin e rasteve të korrupsionit të lartë nga ana e BE-së.
 
“Çdo gjykatës dhe çdo prokuror të marrë përgjegjësi edhe në aspektin pozitiv, pra në ato raste ku me sukses kanë punuar rastet dhe problemet, por përgjegjësi do të ketë edhe aty ku kemi ngecje dhe veprim joprofesional apo dhe korrupsion potencial. Në këtë periudhë duhet të kemi 50 raste në vit të cilat do të jenë në monitorim të OSBE-së, ndërsa me përkrahje të BE-së të arrijmë aty ku të rrisim besimin e qytetarëve në jurisprudencë, por gjithashtu do të sigurojmë BE-në se me të vërtetë po zbatohen parimet ligjore në vepër sidomos në rastet e korrupsionit të lartë.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
 
Negociatat me BE-në, Mariçiq: Kapitulli 23, në gjysmën e dytë të 2021
 
Mariçiq ndërkohë pret që kjo periudhë të shënojë edhe fillimin formal të negociatave të RMV-së me BE-në.
 
“Presim që në dhjetor, gjatë kohës së kryesisë së Gjermanisë, të kemi mbledhjen e parë ndërqeveritare, pastaj të pasojë skriningu bilateral për fillimin e kapitullit 23, gjyqësori dhe të drejtat themelore, ndërsa pjesën e dytë të vitit të ardhshëm në mënyrë efektive të hapim kapitullin 23.”,- theksoi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
 
Sa i përket personave të akuzuar për vepra penale  të cilët janë të arratisur në shtete të tjera, Mariçiq tha se në vazhdimësi realizojnë kërkesa për ekstradim por jo gjithnjë marrin përgjigje pozitive. Hungaria p.sh. nuk iu përgjigjet kërkesave të njëpasnjëshme për ekstradimin e ish kryeministrit Gruevski. Së shpejti tha se do të realizohet një takim me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës ku do të diskutohet edhe rreth procedurave të ekstradimit, me theks të veçantë për të akuzuarit në rastin “Monstra”.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI