Maqedoni

Falimentimi i bankës “Euro Standard”, bankat nisën dëmshpërblimin e depozituesve

15.09.2020 15:55

Filloi pagesa e dëmshpërblimeve të personave që kanë pasur depozita në bankën e falimentuar “Euro Standard”....

Filloi pagesa e dëmshpërblimeve të personave që kanë pasur depozita në bankën e falimentuar “Euro Standard”. Nga Fondi për Sigurim të Depozitave deri te bankat janë transferuar rreth 70 milionë euro. Pagesa e mjeteve i bëhet vetëm pronarit të xhirollogarisë/përfaqësuesi ligjor i përmendur në vërtetim, me prezantimin e dokumenteve të vlefshme për identifikim. E te këto të fundit tek të cilat është duke u realizuar ky proces, u krijuan radhë të gjata.
 
“Presim që të na i japin paratë, si dhe në çfarë mënyrë presim. Na thane të presim radhë.”,- theksoi një qytetar.
 
“Shumë jam duke pritur, nga mëngjesi thuajse 5 orë.”,- u shpreh një qytetar. 
 
“Kam qenë i punësuar në TEC Manastir dhe kam fituar dëmshpërblim prej rreth 20 mijë euro, ca i harxhova për në spital ndërsa të tjerat i investova në “EuroStandard”.”,- tha një qytetar.
 
“Tani thonë ka filluar sistemi të punojë dhe uroj t’i marrim.”- u shpreh një qytetar. 
 
“Nuk është se kam shumë, rreth 7 mijë euro, por sigurisht për mua janë shumë para.”,- theksoi një qytetar. 
 
Dëmshpërblimi bëhet për personat të cilët kanë pasur depozitë deri në 30 mijë euro, ndërsa shuma tjera do të paguhen nga masa e falimentimit. Pagesa e të dëmtuarve nga falimentimi i “Eurostandard” bëhet përmes Bankës Komerciale, Bankës NLB, Bankës Stopanska dhe Halbank, e secili depozitues do të ketë në dispozicion 36 muaj që ta realizojë të drejtën e dëmshpërblimit. Banka Popullore e mbylli Bankën “Eurostandard” më 12 gusht të këtij viti për shkak të mospërmbushjes së kushteve ligjore minimale për punë. Duhet të dëmshpërblehen depozita në vlerë prej rreth 4,4 miliardë denarë. 
 
ZEKIRJA MEXHITI