Maqedoni
Mariçiç: Regjistrimi i popullsisë, në prill të vitit 2021
15.09.2020 16:26
Regjistrimi i popullsitë do të ndodh para zgjedhjeve lokale, që duhet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021...

Regjistrimi i popullsitë do të ndodh para zgjedhjeve lokale, që duhet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021. Qeveria është e vendosur që ky proces i munguar për dy dekada, të realizohet në pranverë, përkatësisht gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, paralajmëroi se deri në fund të vitit do të miratohet ligj i ri për regjistrim, i cili dallon nga pr/ligji i mëparshëm në procedurë parlamentare vetëm në dispozitën për hyrje në fuqi.
“Sërish e propozuam në procedurë parlamentare. Do të ketë ndryshime të caktuara në pjesën e afateve. Pasi kur ishte propozuar, në origjinal, duhej të hyjë në fuqi pas një viti nga dita e miratimit. Tani nuk kemi kohë për aq shumë pritje, pasi, për rreth një vit nga tani, do të kemi zgjedhje lokale. Përcaktimi i Qeverisë dhe i Entit për Statistika është që regjistrimi të bëhet para zgjedhjeve lokale. Besoj dhe do të punojmë që në periudhën që pason, deri në fund të vitit, ky ligj të miratohet. Që në vitin 2021 të bëhet regjistrimi.”,- deklaroi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiç.
Panova: Regjistrimi çështje statistike, jo politike
Për VMRO DPMNE-në, regjistrimi është çështje statistikore dhe jo çështje politike prandaj nuk duhet të keqpërdoret politikisht. Dyshon në kapacitet e qeverisë për zbatimin e procesi.
“Regjistrimi duhet të jetë çështje statistike dhe jo politike. Nga kjo qeveri mund të presim vetëm operacion politik, i cili do të jetë subjekt tregtimi mes pushtetit, që është e gabuar në tërësi dhe ne nuk pajtohemi me të, pasi kjo qeveri nuk ka kapacitet ta zbatojë regjistrimin si operacion statistik. Prandaj edhe një herë theksojmë se regjistrimi duhet të jetë operacion statistik.”,- theksoi Eli Panova nga VMRO-DPMNE.
Për dallim nga qëndrimi rreth regjistrimit, VMRO DPMNE përkrah idenë e qeverisë së re për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të hapur listat e kandidatëve, fillimisht për këshilltarë komunal. Konsideron se është pikë bazë për të filluar bisedimet rreth kësaj çështje por konsiderojnë se LSDM ende nuk ka një qëndrim final. Propozojnë që me ndryshimet e reja, zgjedhjet lokale të mbahen në rreth ndërsa çështja e votimit në diasporë të zgjidhet një herë e mirë.
SHPËTIM NUREDINI
