Maqedoni
Jankullovska në asamblenë e përgjithshme të Interpolit në Monako
03.11.2014 12:55
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe drejtori i Zyrës për Sigurim Publik, Mitko Çavkov...

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe drejtori i Zyrës për Sigurim Publik, Mitko Çavkov, prej sot e deri të mërkurën do të marrin pjesë në Asamblenë e 83-të të Përgjithshme të Interpolit në Monako, e cila mbahet nën moton "Parandalimi i kriminalitetit-100 vjet bashkëpunim ndërkombëtar policor ".
Ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, përmes fjalimit të saj, në mënyrë të drejtpërdrejt do të participojë në panel-diskutimin e dytë kushtuar "Përforcimit të bashkëpunimit policor përmes legjislacionit, politikave, teknologjisë, dhe teknikave të punës".
Në panelet tjera, kumtoi sot Jankullovska, do të diskutohet edhe për "Evolucionin dhe ekspanzimin e organizuar të bashkëpunimit policor", "100 vjet në luftë kolektive kundër kriminalitetit trans-nacional", "Ndërtimi i institucioneve më të forta për bashkëpunim policor ndërkombëtar dhe kombëtar", "Kërcënimet bashkëkohore kriminale dhe sfida të reja në bashkëpunim policor" dhe "Bashkëpunimi me sektorin publik dhe privat-partneritete të reja për një botë më të sigurt".
Në Asamblenë e Përgjithshme do të marrin pjesë ministra dhe funksionarë të lartë të policisë nga mbi 100 vende anëtare të Interpolit.
