Maqedoni
Kuvend, grupet parlamentare caktojnë koordinatorët
15.09.2020 17:14
Kryeparlamentarit i janë dorëzuar me shkrim konfirmimet për formimin e grupeve parlamentare...

Sipas votave të marra në zgjedhje, Kuvendi në këtë përbërje do të ketë 4 grupe parlamentare.
Grupe të deputetëve formuan LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”, BDI, VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe koalicioni “Për ripërtëritjen e Maqedonisë” dhe Aleanca për Shqiptarët edhe Alternativa, ndërsa si të pavarur do të veprojnë dy deputetë nga E Majta dhe PDSH-ja.
Grupi parlamentar i koalicionit “Mundemi”, i drejtuar nga LSDM, do të koordinohet nga Jovan Mitreski, zëvëndëse e tij do të jetë Sanja Mirakovska, ende nuk është caktuar zëvendësi i dytë.
Nikolla Micevski është koordinatori i vjetër i grupit parlamentar të opozitës VMRO-DPMNE dhe koalicionit dhe zëvendëset e tij janë dy gra, Dafina Stojanovska dhe Eli Panova.
Ky grup deputetësh ka 44 deputetë, por deputeti Igor Durlovski, në listën evidentuese është prononcuar si deputet i pavarur, të paktën kështu qëndron në ueb faqen e Kuvendit.
Koordinator i grupit parlamentar të BDI-së do jetë Izet Mexhiti, zëvendës-koordinator Arbër Ademi. Koordinator i koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa do të jetë Skender Rexhepi, ndërsa zëvendësit e tij janë Syrija Rashidi dhe Ilire Dauti.
Kuvendi këto ditë duhet të diskutojë edhe rreth ndryshimeve në Ligjin për Arsim Fillor dhe të Mesëm e pas tij edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit.
Duhet të zgjidhen edhe zëvendëskryeministrat, por ende nuk ka një datë të definuar për këtë seancë.
SANIJE DURAKU
