Kryeministri Zaev në Athinë: RMV ka interes të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz
Në kuadër të vizitës së tij në Greqi, kryeministri, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi...

Në kuadër të vizitës së tij në Greqi, kryeministri, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi, ka realizuar takim me Kristos Kopeluzos - drejtor ekzekutiv i grupacionit “Kopeluzos”, i cili është aksionar themelues i kompanisë “Gastrejd”.
Siç njofton kabineti i kryeministrit, në takim është shprehur interes i dyanshëm që Maqedonia e Veriut të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz të rrjedhshëm natyral në afërsi të Aleksandropolis në Greqi, si pikë hyrëse e re dhe e pavarur për furnizim me gaz natyror të vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë edhe vendin tonë.
“Me interesin e shprehur, për të cilin nga konzorcium “Gastrejd” shprehën mbështetje për realizimin e tij, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e projektit për ndërtim të stacionit lundrues 17 kilometra nga Aleksandropolis për deponim të përkohshëm dhe gazifikim të gazit natyral të rrjedhshëm, me kapacitet prej 170.000 metra në kub dhe mundësi për furnizim me gaz natyror me mbi 5,5 miliardë metra në kub. “Me këtë projekt krijohet mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm me gaz natyror për vendin tonë, i cili njëkohësisht do të bëhet pika prej të cilës më pas gazi do të distribuohet edhe më gjerë në rajon dhe në vendet të cilat do të shfaqin interes.”,- thuhet në kumtesën e qeverisë.
Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev po qëndron në vizitë pune në Greqi, ku nesër do të marrë pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës “Ekonomist” kushtuar Ballkanit Perëndimor.
NAIM RAMADANI
