Maqedoni
Lufta kundër korrupsionit në çdo nivel, Nikollovski: Është koha të vendosim rend
15.09.2020 17:51
Luftë të thellë dhe joselektive kundër krimit dhe korrupsionit, shkurtim të beneficioneve të zyrtarëve shtetërorë dhe kontroll...

Luftë të thellë dhe joselektive kundër krimit dhe korrupsionit, shkurtim të beneficioneve të zyrtarëve shtetërorë dhe kontroll të pasurisë së tyre, paralajmëroi zëvendëskryeministri për luftimin e korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski.
Sipas tij, qytetarët duhet të dinë se si shpenzohen paratë e tyre dhe si punojnë institucionet që i përdorin ato para. Kurse, funksionarët duhet të meritojnë rrogën të cilën e marrin dhe mos të shohin postin vetëm si mjet për të shijuar privilegje.
“Një nga shtyllat e programit tonë është shkurtimi i beneficioneve dhe privilegjeve. Secili nga ne ka ardhur për rrogë dhe duhet të punojë më të mirën që e di për qytetarët. Ashtu siç unë që nuk kam mundur të mos shfrytëzoj kartelë zyrtare si zëvendëskryeministër dhe asgjë nuk më mungon, të njëjtën mund ta bëjë edhe secili funksionar tjetër në nivel qendror apo lokal. Do të insistojmë në shkurtimin e privilegjeve. Kjo fushë e punës është e madhe dhe do shumë punë, por kemi vullnet të madh politik për të drejtuar punët në shtet.”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Ljupço Nikollovski.
Një nga punët e para që do të bëhet është ridefinimi i kodeksit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe funksionarët të emëruar në Qeveri. Nikollovski paralajmëroi konceptin zero-tolerancë për korrupsionin. Përmes zgjidhjes sistematike do të ndiqet origjina e pasurisë së zyrtarëve.
“Do të punohet në zhvillimin e një mjeti sistemor dhe koncept për ndjekjen e kapitalit dhe parave të funksionarëve, por edhe të qytetarëve, që të mundemi të parandalojmë rritje joligjore të pronës në kohën e ushtrimit të funksionit publik. Do të inicioj proces të koordinimit të rregullt të të gjithë institucioneve, ajo do të jetë edhe roli im kyç dhe kryesor.”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Ljupço Nikollovski.
Një nga detyrat e Nikollovskit do të jetë tejkalimi i pengesave në komunikim në komunikimin mes institucioneve.
Në të gjithë këtë proces, theksoi Nikollovski, të rëndësishëm janë të gjithë, institucionet, mediat, sektori civil, bashkësia e biznesit dhe bashkësia akademike për të siguruar se rendi dhe ligji vlejnë për të gjithë dhe kudo njësoj.
ERSAN PAJAZITI
