Maqedoni
Shahpanska: Kopshtet u hapën, prindërit të kthehen në punë
15.09.2020 18:27
Ministrja Shahpaska deklaroi se me rihapjen e çerdheve dhe me krijimin e kushteve...

Ministrja Shahpaska deklaroi se me rihapjen e çerdheve dhe me krijimin e kushteve, prindërit e fëmijëve nën 6 vjeç nuk kanë arsye që të mos shkojnë në punë.
Sipas saj, në çerdhe ka mjaftueshëm vende të lira për fëmijët me prindër të vetëm dhe për fëmijët që i kanë të dy prindërit në punë.
Lidhur me prindërit e fëmijëve nga gjashtë deri në 10 vjeç, ministrja Shahpaska theksoi se këta prindër tashmë janë kthyer në punë me një dekret të Qeverisë së 7 korrikut dhe janë aktivë në procesin e punës në kushtet kur as kopshtet e fëmijëve dhe as shkollat nuk funksiononin.
Edhe masa për pushim të zgjatur të lehonisë e humbet kuptimin tashmë që kopshte janë hapur, sqaron Shahpanska.
"Analiza jonë tregoi se sipas Protokollit, kopshtet në vend kanë kapacitet për të pritur 19,000 fëmijë dhe vetëm prindërit e 14555 fëmijëve kanë treguar interes deri më tani. Duhet të theksoj se disa nga prindërit të cilët tashmë kanë regjistruar fëmijët e tyre, nuk i dërguan ata në kopsht e javën e kaluar. Për atë arsye, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dorëzoi një letër deri tek kopshtet që të kontrollojë nëse këta prindër kanë ose jo ndërmend t’i sjellin fëmijët e tyre. Për më tepër, përparësia për kujdesin në kopsht do t'u jepet fëmijëve të prindërve të vetëm dhe fëmijëve të dy prindërve të punësuar. Prandaj, nevoja që prindërit të mos shkojnë në punë është e pakuptimtë. Ka hapësirë në kopshte, Protokolli respektohet plotësisht, Ministria dhe Qeveria po monitorojnë nga afër punën dhe për këtë arsye procesi i punës duhet të kthehet plotësisht në normalitet. Ata prindër u kujdesën për fëmijët e tyre sepse kopshtet nuk funksiononin. Kopshtet tashmë janë të hapura dhe kjo është arsyeja pse në seancën e djeshme të qeverisë u mor një vendim që nënat që përdorën masën për pushim të lehonisë të zgjatur të kthehen në punë.”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.
