Botë
Covid-19, 1 viktimë dhe 71 raste të reja në Kosovë
15.09.2020 18:49
Janë ulur ndjeshëm shifrat e fataliteteve nga Covid-19 në Kosovë...

Vetëm 1 person ka humbur jetën nga virusi korona në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në total të viktimave në 601 që nga fillimi i pandemisë.
Në krahasim me një ditë më parë, ka një rritje të rasteve të reja të konfirmuara, 71 të martën nga 55 që ishin të hënën.
Në total, në Kosovë janë konfirmuar deri tani 14763 raste, prej të cilëve 2378 ende aktive.
Në 24 orët e fundit, janë shëruar 199 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11784.
