Maqedoni

Lirohen benzinat dhe dizeli

03.11.2014 12:58

Benzinat nga mesnata lirohen për një denar, ndërsa dizeli për gjysmë denar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 73,00 denarë, ndërsa i Eurosuper BS-98 do të jetë 75,00 den/lit.
 
Eurodizeli 9D-E-V)  dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shiten për 62,50 gjegjësisht 51 denarë për një litër.
 
Për 1,058 denarë lirohet edhe mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 34,835 denarë.