Botë

Covid-19, 2 viktima e 152 të infektuar të rinj në Shqipëri

15.09.2020 19:13

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar dy viktima dhe 152 raste...

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar dy viktima dhe 152 raste pozitive me Covid-19. Janë shëruar 53 qytetarë.
 
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Janë kryer 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste. 53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.”,- deklaroi drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.