Maqedoni

VMRO DPMNE mban marsh protestues, Mickovski: Jo tregëti me identitetin maqedonas

15.09.2020 20:39

VMRO DPMNE mbajti marsh protestues kundër sic thonë, tentimit që në kuadër të negociatave me Bullgarinë...

VMRO DPMNE mbajti marsh protestues kundër sic thonë, tentimit që në kuadër të negociatave me Bullgarinë, të tregëtohet me identitetin dhe historinë e popullit maqedonas.
 
Në marshin që nisi para Ministrisë së Drejtësisë dhe përfundoi para Ministrisë së Jashtme, opozita dha mesazhin se historia dhe maqedonizma, nuk është më pak e rëndësishme se rrugëtimi drejt BE-së.
 
Lideri  i VMRO DPMNE së Hristijan Mickovski, përkujtoi se  Goce Dellçev është pjesë e himnit shtetëror dhe patriotizmi nuk është demode apo politike antiveropiane .
 
"Maqedonizmi nuk është më pak I rëndësishëm se evropeizimi. Këtu jemi edhe për BE në dhe për Goce Dellçevin. LSDM e kryesuar nga Zaev nuk janë për BE në, por përkundrazi promovojnë vlera antiveropiane. Ata e shtejtuan rrymën dhe e varfëruan popullin.Ata janë kundër BE së që të munden të vjedhin dhe të mos përgjigjen. Ata janë mafia. E ardhmja jonë në BE do të vijë,  por pa këta njerëz në qeveri.Duan ta shesin Gocen që të ndajnë licencë për prodhimin e marihuanës.Mafia nuk është më e fuqishme se e vërteta dhe ne duhet të bashkuar të protestojmë që shtetin tone ta bëjmë vend të dinjitetshëm për jetësë. Mbushuni mend, Dellçev është Meçkin Kameni ynë dhe nga ai nuk heqim dorë", u shpreh lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Protesta e opozitares VMRO DPMNE vjen në kohën kur pritet të ristartojnë me punë komisionet e formuar nga ekspertë me Greqinë dhe Bullgarinë të cilat janë formuar në pajtueshmëri me marrëveshjet për fqinjësi të mire.
 
Figura e Goce Dellcevit ka hapur edhe më herët probleme në punën e këtyre komisioneve, por takimet e tyre u lanë pezull për një kohë për shkak të shkak të krizës me virusin korona dhe zgjedhjeve të  e parakohshme parlamentare.
 
FLUTURA LATIFI