Botë

Kanadaja bën sulmin e parë kundër IS-it

03.11.2014 13:09

Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Rob Nicholson, ka bërë të ditur se muajin e kaluar avionët e tyre luftarak kanë zhvilluar sulmin e tyre të parë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak...

Ky është sulmi i parë prej se Kanadaja i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër IS-it.
 
Përmes një deklarate të lëshuar më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes, Nicholson, ka thënë se dy avionë kanadez CF18 kanë goditur objektiva të IS-it në Falluxha të Irakut. 
 
Muajin e kaluar, Qeveria e Kanadasë ka bërë të ditur se ajo do të marrë pjesë në sulmet kundër IS-it në Irak, për gjashtë muaj.
 
Vendimi për t'iu bashkuar kësaj fushate pason nga sulmet fatale ndaj dy ushtarëve kanadez muajin e kaluar, për të cilat policia ka thënë se janë kryer nga persona radikal të konvertuar në Islam.