Maqedoni
Zaev panelist në “Ekonomist”, tema: Perspektiva e Ballkanit Perendimor
16.09.2020 10:57
Kryeministri Zoran Zaev, po merr pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës Ekonomist....

Kryeministri Zoran Zaev, po merr pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës Ekonomist – “Tryeza e 24-t e rrumbullakët me Qeverinë greke”
Së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ata jane pjesë e panel diskutimit kushtuar Ballkanit Perëndimor. Në agjendë janë zgjerimi i BE-së dhe hapat e ardhshëm, reformat që duhet të zbatohen, tregtia dhe investimet, përderisa për perspektivën politike do të flasin ish-ministrat e jashtëm të Greqisë, Dora Bakojani dhe Jorgos Katrugallos. Në kuadër të vizitës dyditëshe të punës në Athinë, Zaev sot do të realizojë takime me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu, me kryeministrin greke, Kiriakos Micotakis, si dhe me liderin e SYRIZA-s opozitare, Aleksis Cipras. Edhe
zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, të cilët e shoqërojnë kryeministrin Zaev gjatë vizitës në Athinë, do të kenë program të posaçëm dhe takime me kolegët e tyre grekë.
