Maqedoni
Grubi në “Argument”: Shqiptarët treguan se dinë të menaxhojnë
16.09.2020 11:34
Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat....

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat. Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi në Argument në TVM2, bëri mbrëmë zyrtarisht publik emrat e zëvëndës ministrave të BDI-së që pritet të votohen këto ditë në Qeveri. Zëvendësministër i MPB-së, Nazim Bushi, zëvendësministër i drejtësisë, Agim Nuhiu, zëvendësministër i mbrojtjes, Bashkim Hasani, zëvendësministër për transport dhe lidhje, Bekim Rexhepi, zëvendësministër i shëndetësisë, Ilir Hasani.
Grubi tha se Shqiptarët janë të fuqizuar dhe po tregojnë që mund të menaxhojnë çdo pozitë në shtet pa asnjë pengesë dhe problem. Paralajmëroi sistemimin e shpejtë të 1459 administratorëve të punëusra me Marrëveshjen e Ohrit, që kaq vite marin rrogën pa shkuar në punë. Ndërkohë bëri akuza edhe kundër opozitës shqiptare , e cila që nga 2016 i kanë humbur të gjitha ciklet zgjedhore.
“Liderët e ASH-ë dhe Alternativës se kanë uzurpuar skenën politike opozitare, duke penguar vetë opozitën, madje po ngufatin zërin opozitar brenda radhëve të tyre duke bërë që fatëkeqësisht të shihen përsëritjet e skenarëve të PDSH-së”, u shpreh Grubi.
