Botë
Ankona- Itali, zjarr i madh në port, mbyllen shkollat dhe parqet
16.09.2020 12:24
Një zjarr i fuzishëm ka shpërthyer mesnatën e kaluar në zonën e portit të Ankonës në Itali...

Mediat italiane bëjnë me dije se flakët filluan rreth 35 minuta pas mesnatës duke vënë menjëherë në lëvizje 16 skuadra zjarrfikësish nga Ankona, Macerata dhe Pesaro. Fatmirësisht sipas autoriteteve, deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë apo të lënduar nga flakët.
Si masë paraprake sot janë mbyllur shkollat e te gjitha niveleve, universitetet, parqet dhe mjediset sportive në natyrë, në pritje të analizave të ajërit dhe indikacione nga autoritetet shëndetësore, të cilët kanë rekomanduar mbajtjen mbyllur të dritareve dhe kufizimin e udhëtimeve të panevojshme.
