Ekonomi
Banka NLB dhe Banka Europiane promovuan dy linja të reja kreditore
16.09.2020 14:38
Banka NLB dhe Banka Europiane për Zhvillim kanë promovuar dy linja të reja kreditore që kapin shifrën 8 milion eurosh....

Banka NLB dhe Banka Europiane për Zhvillim kanë promovuar dy linja të reja kreditore që kapin shifrën 8 milion eurosh të dedikuara për rritje të konkurueshmërisë dhe për përmirësim të efikasitetit energjetik në sektorin rezidencial. Paketa prej 8 milionë eurosh përmban dy linja, edhe atë njëra prej 5 milion euro për programin për përkrahje të konkurueshmërisë në kompanitë e vogla dhe të mesme lokale. Linja e dytë prej 3 milion eurove për programin për financim të energjisë së gjelbër në sektorin rezidencial.
“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje tregojmë se edhe në këtë periudhë të pandemisë kemi në fokus përkrahjen për projekte inovative të klientëve tanë. Pas implementimit të suksesshëm të investimit fitohen stimulime financiare prej 15 përqindësh nga vlera e kredisë tek personat juridik dhe 15 deri në 35 për qind te personat fizikë.”,- tha kryetari i bordit udhëheqës në Bankën NLB, Antonio Agrir.
Përfaqësuesi i EBOR për Maqedoninë e Veriut, porosit që qytetarët të mos dyshojnë dhe të investojnë në efikasitetin energjetik.
“Të dy projektet do të kontribuojnë për ringjalljen e ekonomisë në këtë krizë të pandemisë. Linja për konkurueshmëri është e njohur për tregun dhe është e dedikuar për kompanitë e vogla dhe të mesme të cilët investojnë në pajisje, hapësira të reja, softuer dhe gjëra të tjera që ndihmojnë për të arritur standarde të BE-së.”,- u shpreh përfaqësuesi nga EBOR për Maqedoninë E Veriut, Andi Aranitasi.
Po ashtu për personat fizik janë paraparë dy linja kreditore, njëra do të jetë kredi konsumatore në vlerë prej 10 mijë eurosh dhe tjetra linjë e kredisë do të jetë banesore deri në 50 mijë euro. Për komunitetin e pronarëve të banesave shuma e kredisë do të jetë deri në 300 mijë euro.
GAZMEND REXHEPI
