Maqedoni

Apasiev: Dëshmi në prokurori për gjuhën e urrejtjes në FB

16.09.2020 15:30

Dimitar Apasiev - lideri i partisë "E Majta" dhe deputet në Kuvend, u mor në pyetje në prokurori...

Dimitar Apasiev - lideri i partisë "E Majta" dhe deputet në Kuvend, u mor në pyetje në prokurori, pas paraqitjes së tre padive penale për gjuhë të urrejtjes lidhur me statuset e tij në facebook menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare. Ai tha se gjatë shkrimit të statuseve të tij gjithmonë bazohet në praktikat e gjykatës evropiane, prandaj sipas tij nuk bëhet fjalë për vepër penale andaj dhe nuk pret të ketë aktakuzë për këtë rast.
 
“Unë thashë se nuk fshijë statuse, çka kam shkruar ajo është dhe për atë që e kam shkruar jam i gatshëm të shkojë në burg nëse ka bazë që të më ndjekin. Megjithatë, nuk ka bazë për vepër penale. Ironia dhe sarkazma, si formë e komunikimit, por edhe fjalori skandaloz, janë të lejuar në një shoqëri demokrate dhe këtë të drejtë nuk ia lejoj të ma marrë askush edhe me çmimin e çfarëdo lloj ndjekjeje gjyqësore. Edhe në të ardhmen do të vazhdoj me statuse provokative.”,- deklaroi deputeti, Dimitar Apasiev.
 
Apasiev paralajmëroi padi penale për rrezikim të sigurisë për komentuesit e postimit të tij që kanë adresuar kërcënime për jetën e tij dhe familjen e tij dhe për Mersiha Smaljoviq. 
 
Ndryshe, Mersiha Smailloviq dhe Tanja Milevska nëpërmjet Komitetit të Helsinkit kanë denoncuar Apasievin, për statusin e tij pas zgjedhjeve kuvendare. Ai pasi u zgjodh deputet në Facebook shkroi: “kot na lëpiheni, do t’ju gjuajmë të gjithëve”. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI