Maqedoni
Takim Grubi-Tahiri: Lehtësimi i masave për qarkullim, në fokus
16.09.2020 16:43
RMV dhe Republika e Kosovës po punojnë së bashku për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve në kushte të pandemisë...

Kjo ishte një nga temat që është diskutuar midis zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe homologut të tij kosovar, Besnik Tahiri, gjatë një takimi të përbashkët në godinën e qeverisë. Shembulli i qarkullimit midis Shqipërisë dhe Kosovës mund të shërbejë edhe midis vendeve tona u shprehën Grubi dhe Tahiri.
“Kemi formuar ekip të përbashkët i cili është duke punuar në protokollin për hapjen e kufijve dhe për zbutjen e masave kontrolluese midis qytetarëve të këtyre dy vendeve tona. Shpresojmë që ditëve në vijim të dalin me vendim konkret dhe përkrahja ime inkurajimi im personal, inkurajimi i kolegut tim është që kjo të bëhet qysh sot, por gjithsesi duke garantuar edhe shëndetin e qytetarëve në përputhje me shembullin e mirë midis Shqipërisë dhe Kosovës.”,- deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
“Është totalisht e palogjikshme që të kemi një sistem të testimit bilateral, përderisa kushtimisht me Shqipërinë është e hapur. Shkëmbi i qytetarëve të Kosovës me Shqipërinë ka qenë shumë i madh në këto vite dhe mendoj se duhet me pamundësitë normal duke ruajt shëndetin publik, duke ruajtur njëri-tjetrin që t’ja lehtësojmë komunikimin qytetarëve të cilët në baza ditore komunikojnë ndër vete.”,- tha zëvendëskryeministri i R. së Kosovës, Besnik Tahiri.
Grubi dhe Tahiri në takim kanë folur edhe për këmbimin e përvojave me theks integrimin euroatlantik, ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, teksa dy zyrtarët i kanë cilësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve.
NAIM RAMADANI
