Maqedoni
MSh: Shtatë të vdekur e 163 të infektuar
16.09.2020 17:07
Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve sa i përket virusit Korona njoftoi për 7 të vdekur dhe 163 të infektuar, nga 1721 të testuar.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve sa i përket virusit Korona njoftoi për 7 të vdekur dhe 163 të infektuar, nga 1721 të testuar.
Rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-33, Strumicë-18, Kumanovë-17, Tetovë-13, Koçani-11, Gostivar-8, Delçevë-7, Prilep-7, Veles-6, Shtip-5, Kavadar-5, Manastir-4, Dibër-3, Strugë-3, Kërçovë-3, Gjevgjeli- 3, Kriva Pallankë-2, Ohër-2, Radovish-2, Resnjë-2, Probistip-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Valandovë-2, Vinicë-2 dhe Shën Nikollë-1. Sa u përket të vdekurve, dy pacientë janë nga Struga të moshës 78 dhe 80 vjeç, një pacient nga Koçani - 77 vjeç, një nga Strumica - 44 vjeçar, një 72 vjeçar nga Shkupi, një 79 vjeçar nga Manastiri dhe një 79 vjeçar nga Gostivari. Gjithsej numri i personave të vdekur nga Covid-19 në vend ka arritur në 668. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar edhe 132 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 16088 persona. Prej tyre, 13550 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 1870.
REJHANE BUSHI METAJ
