Maqedoni
Kumanovë, humbi jetën një punëtor pasi ra nga skela
16.09.2020 18:41
Një punëtor 22 vjeçar me iniciale A. D. nga Shkupi, pasditen e së mërkurës humbi jetën...

Një punëtor 22 vjeçar me iniciale A. D. nga Shkupi, pasditen e së mërkurës humbi jetën pasi ra nga shtegu i vinçit.
Siç njoftohet nga Sektori për punë të Brendshme të Kumanovës, sot rreth orës 14:40, mjekja e ndihmës së shpejtë në Kumanovë ka lajmëruar në SPB se në fabrikën për saldimin e gypave në Kumanovë ka humbur jetën një punëtor 22 vjeçar nga Shkupi.
Burime të TVM2 bëjnë të ditur se 22 vjeçari ka qenë duke punuar në rregullimin e çatisë në njërin nga repartet e kësaj fabrike.
Organet e hetuesisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e fatkeqësisë.
FATLUM AQIFI
