Maqedoni

Sulmohet nëpunësi policor në Shkup

16.09.2020 19:18

Pas kryerjes së detyrave zyrtare dje në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup është sulmuar një nëpunës policor...

Pas kryerjes së detyrave zyrtare dje në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup është sulmuar një nëpunës policor, njofton MPB-ja.

“Më 15.09.2020 në ora 02:40 në bulevardin ‘Aradhat partizane’ në Shkup, nëpunës policor nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin B.F (41) nga Shkupi pasi fizikisht ka sulmuar nëpunësin policor i cili ka kryer detyrat zyrtare”, theksohet në buletinin e policisë. B.F është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes kundër tij do të ngritët parashtresë adekuate./mia