Maqedoni
Paraburgim 30-ditor për një tetovar për posedim të marijuanës
16.09.2020 19:40
Pasi dje pasdite u arrestua për shkak të marijuanës së zbuluar te ai...

Pasi dje pasdite u arrestua për shkak të marijuanës së zbuluar te ai, sot pasdite 34-vjeçari B.R. nga Tetova u dënua me 30 ditë paraburgim nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake, informojnë nga SPB Tetovë.
Te 34-vjeçari, ndryshe i njohur për policinë për vepra të tilla, janë zbuluar 45 gramë marijuanë.
Edhe dy persona tjerë janë arrestuar dje më vonë rreth orës 19:00 pas bastisjes në banesë dhe shtëpi, me ç’rast te ta është gjetur marijuanë./mia
