Botë

Më shumë se një mijë pelegrinë hebrenj janë bllokuar në kufirin me Ukrainën

16.09.2020 19:58

Më shumë se një mijë pelegrinë hebrenj, mes të cilëve edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuar...

Më shumë se një mijë pelegrinë hebrenj, mes të cilëve edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuar sot në kufirin Bjellorusi-Ukrainë pasi Kiev refuzoi t’u lejonte atyre të kalonin për shkak të masave të vendosura nga koronavirusi.

Çdo vit, dhjetëra mijëra hebrenjë hasidikë udhëtojnë në qytetin ukrainas Uman në varrin e rabinit Naman, themelues i lëvizjes Bresllov Hasidik, transmeton Frans 24 Pelegrinët kanë udhëtuar, megjithëse të dy qeveritë edhe të Ukrainës edhe të Izraelit u thanë atyre muajin e kaluar të mos e bënin këtë.

Ukraina ka ndaluar hyrjen e të huajve në vend deri në fund të shtatorit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19./mia