Maqedoni
Shkëmbim përvojash të gjyqësorit Maqedoni-Britani
03.11.2014 16:19
Gjykatës dhe prokurorë nga Maqedonia dhe Britania e Madhe, për dy ditë me radhë do të përpiqen t’i këmbejnë përvojat e tyre...

Gjykatës dhe prokurorë nga Maqedonia dhe Britania e Madhe, për dy ditë me radhë do të përpiqen t’i këmbejnë përvojat e tyre gjatë një punëtorie të organizuar në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë në Shkup në temën “Përvojat komparative në sistemin e emërimeve të gjykatësve në Angli-Uels”.
Kjo punëtori duhet të sigurojë më shumë njohuri rreth vlerësimit, përzgjedhjes dhe emërimit të gjykatësve në sistemin gjyqësor të Maqedonisë.
“Në aspekt të gjykatësve në Britaninë e Madhe “Greko”, nuk kishte asnjë vërejtje as në aspektin e pavarësisë dhe as në aspekt të rreziqeve nga korrupsioni dhe për këtë arsye ne jemi të lumtur që do t’i dëgjojmë përvojat e kolegëve tanë, të cilët do të na ndihmojnë gjatë procesit tonë të përmbushjes së rekomandimeve të “Greko” dhe Komisionit Evropian”- deklaroi drejtoresha e Akademisë për Gjykatës, Aneta Arnaudovska.
“Britania e Madhe ka një traditë të gjatë në funksionimin e sistemit gjyqësorë dhe për këtë arsye jam shumë i lumtur që jam këtu i pranishëm me grupin e fondacionit britanez “Slin”, që përbën pjesën e re të bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Britanisë”- tha ambasadori Britanisë së Madhe, Çarls Edmond Garett.
Sistemi gjyqësorë britanez nga “Greko” është vlerësuar si një nga sistemet më efikase, ndërsa pritet që t’i shërbejë sistemit gjyqësorë të vendit në përmbushjen e obligimeve që dalin edhe nga raporti i fundit i Komisionit Evropian.
NAIM RAMADANI
