KB i akuzon autoritetet e Venezuelës për krime kundër njerëzimit
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara sot bënë të ditur se Qeveria e Venezuelës ka bërë “dhunë të padëgjuar”...

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara sot bënë të ditur se Qeveria e Venezuelës ka bërë “dhunë të padëgjuar” duke bërë krime kundër njerëzimit.
Ata në raport bënë të ditur se në atë vend ishin bërë raste të shumta të vrasjeve, torturë, dhunë dhe zhdukje, transmeton Bi-Bi-Si.
Ekipi i KB-së thotë se në gjithë këtë kishin marrë pjesë presidenti Nikollas Maduro dhe funksionarë të tjerë të lartë. Ambasadori i Venezuelës në KB, Horhe Valero, e përshkroi misionin e KB-së si “iniciativë armiqësore”, ndërsa vitin e kaluar thoshte se veprimet e KB-së janë pjesë e fushatës së SHBA-së kundër Venezuelës.
Në raport, ekipi i KB-së thotë se shërbimet e sigurisë së Venezuelës janë të përfshirë në dhunën sistematike ndaj popullsisë që nga viti 2014, me qëllim që të shtypet opozita dhe se Maduro dhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe Mbrojtjes janë të vetëdijshëm për ato krime./mia
